SCAN nis një fazë të re! – Nga e hëna, 16 maj, me imazh të ri
Për më shumë se një dekadë, SCAN TV i ka shërbyer publikut si burimi i parë dhe i vetëm televiziv dedikuar ekonomisë.
Tashmë, ne nisim një fazë e re, duke kaluar në një nivel tjetër!
Duke nisur nga dita e hënë, 16 maj, SCAN vjen me një imazh të ri.
Ky është vetëm hapi i parë i një serie procesesh transformimi, ku destinacioni final është roli i ri që vetë televizioni ka si objektiv të luajë në zhvillimin ekonomik të vendit e rajonit.
Fokusi i televizionit, jo vetëm do të mbetet i njëjtë, ekonomia dhe biznesi, por do të pasurohet edhe më tej.
SCAN nuk do të ndalet vetëm në ofrimin e informacionit ekonomik por do të hapet, duke u kthyer në një dritare për biznesin dhe konsumatorin.
SCAN do t’i japë zë shqetësimeve të biznesit dhe konsumatorit, do të promovojë vlerat dhe punën e përditshme të njerëzve që kontribuojnë që ekonomia të ecë para.
Në këtë proces transformimi, SCAN i përgjigjet jo vetëm stadit të zhvillimit teknologjik në të cilin ndodhet shoqëria, por edhe stadit në të cilin ndodhet vetë ekonomia.
SCAN planifikon të zgjerohet dhe më tej, jo vetëm në larmishmërinë informative dhe programative por edhe në larmishmërinë gjeografike, duke kaluar përtej kufijve të Shqipërisë.
Tashmë ka ardhur koha që të bëhet zgjedhja e duhur…
Ndaj, ju ftojmë të qendroni me ne dhe të jeni pjesë aktive e këtij transformimi që nis nga dita e nesërme…
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.