SHBA, eksportues neto i naftës bruto në 2023 – Vendi shënon aktualisht një rekord shitjeje prej 3.4 milionë fuçi në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht një fuqi globale eksportuese e naftës së papërnuar gjatë viteve të fundit, por eksportet nuk i kanë tejkaluar importet e saj që nga lufat e dytë botërore. Kjo situatë mund të ndryshojë vitin e ardhshëm.
Shitja e naftës së papërpunuar të SHBA në vendet e tjera, aktualisht shënojnë një rekord prej 3.4 milionë fuci në ditë, me eksporte prej 3 milionë fuci në ditë të produkteve të rafinuara si benzina. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithashtu eksportuesi kryesor i gazit natyror të lëngshëm, dhe vitet e ardhshme pritet një rritje e konsiderueshme dhe në këtë sektor.
Nga ana tjetër SHBA konsumojnë 20 milion fuci nafte të papërpunuar në ditë, duke u bërë vendi që konsumojnë më shumë në botë, dhe prodhimi i saj nuk i ka kaluar asnjëherë 13 milion fuci në ditë. Deri vonë ideja se vendi do të ishte një importues i madh i naftës së papërpunuar dukej e parealizueshme.
Një muaj më parë të dhënat e qeverisë amerikane treguan se importet e naftës së papërpunuar të SHBA ranë në 1.1 milion fuci në ditë, sasia më e ulët që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2001. Kjo është një rënie e ndjeshme në krahasim me pesë vjet më parë kur Shtetet e Bashkuara importuan më shumë se 7 milionë fuci në ditë.
Fajtorët që ndikojnë në ndryshimin e këtij ekuacioni këtë vit përfshijnë sanksionet që dëmtojnë eksportet e naftës dhe gazit natyror të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, si dhe përdorjen e rezervave emergjente për të luftuar cmimet e larta të benzinës.
Analistë në vend shprehen se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur kërkesën për naftën e papërpunuar amerikane dhe duhet të nxisë këto eksporte që të tejkalojnë importet në fund të vitit të ardhshëm.
Por për t’u bërë eksportues neto të naftës së papërpunuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet rrisin prodhimin ose të kufizojnë konsumin. Kërkesa e SHBA-së për naftë pritet të rritet me 0.7% bë 20.51 milionë fuci naftë në ditë vitin e ardhshëm. Kjo nënkupton që prodhimi do të duhet të rritet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.