SHBA, inflacioni u rrit me 0.5% në shtator – Gjithsesi të dhënat janë në përputhje me pritshmëritë
Një matës ekonomik që Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjek nga afër, tregoi se inflacioni në vend qëndroi i fortë në muajin shtator, por kryesisht brenda pritshmërive. Lajmi u konfirmua nga Byroja e Analizave Ekonomike.
Indeksi kryesor i cmimeve të shpenzimeve të konsumit personal u rrit me 0.5% në krahasim me muajin e kaluar dhe u përshpejtua me 5.1% gjatë 12 muajve të fundit, sipas raportit. Fitimi mujor ishte në përputhje me vlerësimet e Dow Jones, ndërsa rritja vjetore ishte pak nën parashikimin prej 5.2%. duke përfshirë ushqimin dhe energjinë inflacioni u rrit me 0.3% për muaj dhe 6.2% në bazë vjetore, njësoj si në muajiin gusht.
Raporti publikohet në një moment kur Rezerva Federale është gati të miratojë rritjen e saj të gjashtë të normës së interesit brenda vitit në takimin e javës së ardhshme. Në përpjekje për të luftuar inflacion që po ecën me ritmin më të shpejtë në gati 40 vjet, FED ka rritur normat me rritje që arrijnë deri në 3 pikë përqindje deri më tani.
Pjesa më e madhe e tregjeve presin që FED të miratojë rritjen e saj të katërt radhazi prej 0.75 pikë përqindjeje në takim, por ndoshta do të ngadalësojë ritmin e rritjes pas kësaj.
Po sipas raportit të ardhuarat personale në vend u rritën 0.4% në shtator, një e dhjeta e një pikë përqindje mbi vlerësimin. Shpenzimet e vlerësuara nëpërmjet shpenzimeve për konsum personal u rritën me 0.6%, më shumë se vlerësimi prej 0.4%.
Një deklaratë e vecantë tregoi se kostot e punësimit u rritën 1.2% për tremujorin e tretë, në përputhje me vlerësimet, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Në bazë vjetore, indeksi i kostos së punësimit u rrit me 5%, pak më i ulët se ritmi prej 5.1% në tremujorin e dytë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.