Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike – Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash
Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për të blerë të dhëna biometrike, kryesisht të afganëve dhe irakenëve. Sipas New York Times shitja është bërë në muajin gusht të këtij viti.
Në skedën e memories së mjetit SEEK II kishte emra, kombësi, fotografi, gjurmë gishtash dhe skanime të iridës së 2.632 personave. Pjesa më e madhe e të cilëve janë të dyshuar dhe të akuzuar për terroristë. Por ka dhe persona që punonin për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo që thjesht janë ndaluar në postblloqe. U zbulua që mjeti ishte përdorur për herë të fundit në vitin 2012 në Kandahar.
SEEK II është një lap top i vogël, në gjendje për të bërë fotografi, të regjistrojë gjurmë gishtërinjsh si dhe skanime iride. Ky është një mjet shumë i përdorur nga ushtria amerikane në misionet jashtë vendit, sidomos në Irak dhe Afganistan. Madje mendohet se është përdorur dhe në operacionin që rezultoi me kapjen dhe vrasjen e bin Laden.
Por ky nuk është i vetmi mjet që është nxjerrë në shitje në eBay. Qëllimi i këtij studimi ishte verifikimi që talebanët mund të kishin marrë të dhëna të ndjeshme në momentin që do të kishin këtë mjet në dorë. Por ajo që nuk mendohej ishte lejtësia me të cilën mund të merrje të dhëna dhe të gjeje mjete të tilla në shitje meqënëse sipas procedurave ato duhej të ishin shkatërruar.
Marx shpjegoi për New York Times se ushtria amerikane as nuk është përpjekur të mbrojë të dhënat. Të gjitha informacionet ishin në dispozicion me rrezikun për të përbërë rrezik për shumë persona, si për shembull informatorët që ndihmonin amerikanët në Afganistan. Pentagoni deklaroi se nuk mund të komentojë të dhënat para se të analizohen. Më pas ato do të shkatërrohen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.