Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies – Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj
Kristi Ceta/SCAN
Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i teknologjisë tha se fitoi 85.8 miliardë dollarë të ardhura gjatë tre muajve deri në qershor, 5% më shumë se vitin e kaluar gjatë këtyre muajve, një kthim në rritje pas rënies në fillim të 2024.
Raporti erdhi pasi tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën me rënie dhe investitorët shitën aksionet me çmime të ulëta në tregtinë pas orarit të punës.
Aksionet në Intel ranë me më shumë se 19%, pasi prodhuesi i çipave iu përgjigj një rënieje të shitjeve me një plan për uljen e kostove që përfshin më shumë se 15,000 shkurtime të vendeve të punës.
Aksionet e Amazon ranë gjithashtu me më shumë se 4% pasi gjiganti i tregtisë elektronike raportoi se shitjet u rritën me 10% në 148 miliardë dollarë.
Bastet për inteligjencën artificiale kanë rrënuar tregjet javët e fundit, pasi investitorët janë lodhur nga kostoja e rëndë e investimeve të tilla dhe firmat që shihen si humbëse në garën e IA janë goditur rëndë.
Apple tha se ishte i pozicionuar mirë për të përfituar nga ndryshimet, pasi përmirësimet e inteligjencës artificiale në softuerin e kompanisë i bindin klientët të përmirësojnë pajisjet e tyre. Kohët e fundit, kompania nxori në treg në SHBA disa nga veçoritë e reja, të quajtura “Apple Intelligence”.
Sistemi i ri e bën më të lehtë për përdoruesit e iPhone që të regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat telefonike, të gjenerojnë ‘emoji’ të personalizuara gjatë mesazheve dhe të ndërveprojnë më shumë në bisedë me asistentin zanor të kompanisë, Siri.
Apple ka thënë se do të dalë më gjerësisht më vonë këtë vit, por vetëm në pajisjet e saj më të reja. Udhëheqësi i Apple, Tim Cook u shpreh se veçoritë e reja do të ofrojnë “një arsye tjetër bindëse për një përmirësim”. Kompania tha se priste që rritja të vazhdojë në muajt në vijim.
Gjatë periudhës prill-qershor, shitjet e iPhone-ve ranë me 1%, një rënie e tejkaluar nga rritja e shitjeve të Mac dhe iPad.
Apple gjithashtu raportoi një rekord të të gjitha kohërave në të ardhura nga divizioni i shërbimeve, i cili përfshin oferta të tilla si Apple Pay dhe Apple News.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.