Shpronësime për pronarët e prekur nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Unaza Lindore Tiranë, loti III / Rreth 45.6 milion lekë për përfituesit
Agjencia Shtetërore ka shpallur kërkesën për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Unaza Lindore Tiranë, loti III.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 45,651,432 (dyzet e pesë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekë.
Personat e prekur nga ky shpronësim do të kompensohet sipas vlerësimit paraprak të llogaritur: për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall” si dhe “objekt banimi”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.