Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë të premte me 89.2 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.
M9onedha europiane gjithashtu vijon një trajektore rënëse teksa blihet mëngjesin e sotëm me 99.1 lekë dhe shitet me 99.8 lekë.
Franga zvicerane është blerë sot me 104.8 lekë dhe është shitur me 105.8 lekë duke mos pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës nga dita e enjte.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 117.1 lekë dhe shitet me 118.3 lekë duke fituar pikë nga dje dhe duke e mbyllur këtë javë pozitivisht.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.