Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota relativisht konstante pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 88.3 lekë dhe duke u shitur me 89.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.1 lekë duke e mbyllur këtë javë negativisht.
Franga zvicerane është blerë sot me 104.2 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë në raport me dje duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të kuotës.
Paundi britanik e mbyll këtë javë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.