Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Dollari amerikan blihet këtë të premte me 102.7 lekë dhe shitet me 103.6 lekë duke e mbyllur këtë periudhë në kuota të qëndrueshme dhe me një rritje konstante përgjatë kësaj jave sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm por vijon të mbetet nën nivelin e 111 lekë teksa është blerë sot me 110.4 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar një ngritje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë në raport me një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik shfaqet në kuota pozitive këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 126.5 lekë dhe është shitur me 127.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.