Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë mëngjes duke humbur pikë nga rritja që shënoi ditën e djeshme teksa është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon të mos ndryshojë kuotat edhe këtë 31 korrik teksa vazhdon sot të blihet me 99.9 lekë dhe të shitet me 100.5 Lekë.
Franga zvicerane është blerë sot me 104 lekë dhe është shitur me 105 lekë duke pasur rritje të verës dhe duke e mbyllur këtë muaj pozitivisht.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka pësuar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.