Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht edhe pse qëndron ende nën vlerat e tij të zakonshme duke u blerë sot me 88.7 lekë dhe duke u shitur me 89.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq vijon të blihet sot me 98.8 lekë dhe të shitet me 99.5 lekë pa pësuar ndonjë ndryshim të ndjeshëm të kuotës krahasuar me javën që lamë pas.
Franga zvicerane është blerë sot me 104 lek dhe është shitur me 105.2 lekë duke fituar pikë nga java e shkuar.
Paundi britanik ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke u blerë sot me 117.5 lekë dhe duke u shitur me 118.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.