Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 89.1 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq është blerë këtë të hënë me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 lekë duke rikuperuar disi nga java që lamë pas.
Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 105 lekë dhe shitet me 106 lekë.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 117.4 lekë dhe është shitur me 118.6 lekë.
SCN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.