Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa ka humbur pikë nga java që lamë pas duke u blerë sot me 89.2 lekë dhe duke u shitur me 90.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 99.9 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës.
Franga zvicerane është forcuar nga java e shkuar pasi është blerë sot me 105.1 lekë dhe është shitur me 106.1 lekë.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.