Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës këtë të hënë pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 133.4 lekë dhe është shitur me 134.7 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar edhe ajo një rritje të lehtë të vlerës pasi krahasuar me javën e shkuar blihet mëngjesin e sotëm me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.
Monedha europiane sakaq ka ruajtur po të njëjtat vlera edhe këtë fillim jave teksa është blerë sot me 116.7 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.