Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2022, 10:23

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Nga SCAN TV
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan mbetet në vlera negative edhe këtë fillim jave teksa ka humbur sërish pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 111.3 lekë dhe duke u shitur me 112.7 lekë në raport me javën e kaluar.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rënie të vlerës këtë të hënë pasi krahasuar me javën e shkuar blihet mëngjesin e sotëm me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka rikuperuar pikë krahasuar me javën që lamë pas teksa është blerë këtë fillim jave me 117.6 lekë dhe është shitur me 118.7 lekë.

Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm pas rritjes së shënuar gjatë fundjavës teksa blihet sot me 134 lekë dhe shitet me 135.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat