Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan pas një rikuperimi gjatë fundjavës ka humbur sërish pikë mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 108.7 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka rikuperuar ndjeshëm pikë duke kapërcyer pragun e 116 lekë teksa blihet këtë fillim jave me 116.2 lekë dhe shitet me 117.4 lekë në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane sakaq nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.1 lekë dhe është shitur me 118.5 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës në raport me javën që shkoi teksa blihet këtë të hënë me 131.4 lekë dhe shitet me 133.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.