Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane blihet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 117.9 lekë teksa edhe ajo nuk shënon lëvizje të ndjeshme të kuotës në raport me javën e kaluar.
Franga zvicerane shfaqet në rënie këtë të hënë pasi krahasuar me javën që lamë pas është blerë këtë mëngjes me 120 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik ndërkaq ka pësuar sërish një zhvlerësim të fortë të vlerës në raport me monedhën vendase blihet sot me 133.8 lekë dhe shitet me 137 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.