Si Kazakistani mund të furnizojë me naftë Gjermaninë?!
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përdorë infrastrukturën e tubacioneve ruse për transportin e naftës në Europë. “Ne kemi konfirmim gojor,” tha ministri i Energjisë Kazake Bolat Akchulatov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Nga janari, deri në 20.000 ton naftë kazake mund të pompohen në Gjermani. Por sipas Aktchoulatov-it, ende i nevojshëm është një autorizim zyrtar rus për të caktuar datën e saktë për fillimin e dërgesave.
Sipas Akchulatov-it, Kazakistani mund të dërgojë 1.5 milion ton naftë bruto në Gjermani gjatë vitit. Për më tepër, ky vend mund të rrisë eksportet e tij me 6 deri në 7 milionë tonë në vit.
Nafta kazake është e rëndësishme për rafinerinë e Brandenburgut në Schwedt, pasi aktualisht ajo punon me vetëm rreth 50 % të kapacitetit. Në rast të shkurtimeve të mëtejshme të dërgesave, i gjithë operacioni mund të mbyllet, u mësua së fundi në qarqet e biznesit.
Deri tani, rafineria furnizohej me naftë nga Rusia përmes tubacioneve. Por Gjermania nuk ka importuar naftë ruse që nga fillimi i vitit. Pas importeve të naftës ruse me cisterna, blerja e dërgesave nga gazsjellësi i Druzhbës u ndal më 1 janar, si sanksion për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Prandaj, rafineria PCK në Schwedt (Uckermark), në veçanti, po kërkon alternativa ndaj naftës ruse. Rafineria është e rëndësishme për furnizimin e Gjermanisë Lindore. Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi kohët e fundit se furnizimi me naftë kazake për rafinerinë PCK ishte planifikuar për në janar.
Që në fund të dhjetorit, ministri rus i Energjisë Aleksandër Novak kishte bërë të ditur se liderët rusë ishin në parim të gatshëm për të vënë në dispozicion tubacionin për eksportin e naftës kazake.
Gazsjellësi “Druzhba” është ndërtuar nga viti 1959 deri në vitin 1964 dhe fillon nga territori rus për të arritur në Europën Perëndimore në tre seksione. Seksioni verior kalon nga Polonia në rafinerinë Schwedt në Gjermani. DW
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.