Si kriza energjetike e Europës po dëmton tani thesarin kombëtar të Francës!
Ndërsa qeveria franceze nxiton të shpëtojë furrat tradicionale nga mbyllja për shkak të kostove të larta të prodhimit, furnizuesit e energjisë kanë rënë dakord të lejojnë rinegocimin e kontratave nëse furrtarët luftojnë për të paguar faturat e tyre.
Baguette, buka ikonë e Francës ka qenë nën një kërcënim në rritje, ndërsa furrtarët luftojnë me rritje të mprehtë të çmimit të gjalpit, miellit dhe sheqerit, por me faturat astronomike të energjisë elektrike që priten këtë vit, disa kanë paralajmëruar se furrat e tyre do të mbeten të pa ndezura.
Ministri i Ekonomisë i vendit ka dalë me një paketë mbijetese për të ndihmuar 33,000 furrtarët e vendit.
“Tri ndihmat për të cilat 33,000 furrtarët në Francë kanë të drejtë aktualisht janë një dritare ndihme financiare, një zbritje 20% me amortizatorin – të gjitha këto mund të kombinohen për t’u dhënë atyre një zbritje deri në 40% në faturën e tyre – dhe një shtyrje e pagesës së kontributeve dhe taksave të sigurimeve shoqërore”, tha Bruno Le Maire.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.