Si përkthehet “varësia” e ekonomisë nga ndërtimi e shërbimet? – Xhepa: Nuk është “shëndet”. Riorientim drejt sektorëve me vlerë të shtuar
Elisabeta Dosku/SCAN
Ndërtimi dhe shërbimet janë motori kryesor i zhvillimit të ekonomisë shqiptare.
Por si përkthehet “varësia” ndaj këtyre sektorëve?
Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, shpjegon se problemi është struktura e ekonomisë dhe dinamikat afatshkurtra që sjellin sektorët, nuk tregojë domosdoshmërisht shëndetin e saj.
Sipas Xhepës, është domosdoshmi një strategji re për ristrukturimin e ekonomisë, duke u orientuar tek sektorë që prodhojnë vlerë të shtuar.
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto për 3-mujorin e dytë të 2024-ës, ku rritja reale rezulton në 4.06 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor dhe ndërtimi kanë dhënë kontribut kryesor, në rritje me +1.12% secili.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.