Si u mbyll kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane vijon të ruaj relativisht po të njëjtat vlera këtë të premte teksa është blerë sot me 103.7 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë në raport me dje.
Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar zbritje këtë mëngjes teksa është dobësuar në raport me dje duke u blerë sot me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë.
Paundi britanik sakaq nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.