Tatimi i ri mbi të ardhurat shtyhet në 2024-ën – Grupet e interesit: Të rishikohet drafti, penalizues dhe sjell regres
Projektligji për tatimin mbi të ardhurat nuk do të miratohet në muajin dhjetor dhe hyrja në fuqi do të shtyhet për në vitin 2024.
Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar seancë dëgjimore me grupet e interesit mbi këtë draft të hartuar muaj më parë, ndërkohë që kreu i komisionit Eduard Shalsi ka konfirmuar se është përgatitur një draft i ri, duke theksuar se do propozohet që efektet e tij të mos fillojnë nga viti që vjen.
Ndërkohë, grupet e interesit kanë ngritur një sërë problematikash lidhur me projektligjin, të cilat, sipas tyre duhen riparë.
Projektligji për tatimin mbi të ardhurat është kundërshtuar në radhët e grupeve të interesit që në momentin e hedhjes për konsultim, kryesisht sa i takon taksimit të profesioneve të lira.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.