“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private” – Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët
Grupet e interesit kërkojnë që të hiqet tatimfitimi mbi pensionet private, me argumentin se në të gjithë botën pensionet nuk taksohen. Gjatë diskutimit të draftit ligjit mbi fondet e pensionit privat, argumentohet se tatimi 15 për qind ka paralizuar këtë treg.
Po ashtu kërkohet që të ketë kufizime në tërheqjen e parakohshme të kontributeve, duke qenë se skemat private kanë si qëllim të sigurojnë më shumë të ardhura për qytetarët kur arrijnë moshën e tretë.
Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, është 36.500 mijë individë. Kjo skemë jep mundësi në moshën e pensionit, këta individë të kenë të ardhura më dinjitoze.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.