“Të pasurit të paguajnë më shumë që të ketë barazi” – Propozimi i çmimit Nobel, Stiglitz: Miliarderët të paguajnë deri 70% taksa
Joseph Stiglitz, ekonomisti fitues i çmimit Nobel, ka bërë thirrje që super të pasurit t’u nënshtrohen taksave deri në 70% për të ndihmuar në betejën kundët pabarazisë në rritje mes shtresave sociale.
79-vjeçari Stiglitz, i cili fitoi çmimin Nobel në ekonomi në vitin 2001 dhe ishte pionier i shumë ideve rreth globalizimit dhe pabarazisë, tha se futja e një norme speciale të tatimit mbi të ardhurat në mbarë botën prej 70% për përfituesit më të mëdhenj “do të kishte kuptim”. Ai theksoi se kjo kategori njerëzish do të mund të punojë më pak nëse taksohen më shumë. Por nga ana tjetër, shoqëria përfiton duke pasur një shoqëri kohezive, sipas ish-kryekonomistit të Bankës Botërore.
Aktualisht, shkalla më e lartë e tatimit mbi të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar është 45% mbi të ardhurat vjetore mbi 150 mijë paund. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkalla më e lartë e tatimit është 37% për fitimet mbi 540 mijë dollarë.
Stiglitz tha se ndërsa një rritje në normën më të lartë të të ardhurave do të ndihmonte për një shoqëri më të barabartë, vendosja e taksave mbi pasuritë e grumbulluara nga më të pasurit në botë do të kishte një ndikim edhe më të madh. Ai theksoi se pasuria duhet taksuar me një normë më të lartë, sepse pjesa më e madhe e pasurisë është pasuri e trashëguar.
Ai i përshkroi propozimet e senatorit amerikan Elizabeth Warren për një taksë 2% për njerëzit me asete me më shumë se 50 milionë dollarë dhe 3% për ata me më shumë se 1 miliard dollarë si “shumë të arsyeshme”.
Stiglitz tha se pandemia e Covid-19 e kishte përkeqësuar pabarazinë në një shkallë “befasuese”, duke argumentuar se si ekspozoi pabarazitë globale dhe i përkeqësoi ato.
Sipas tij në një periudhë ku shumë njerëz e kishin jetën të vështirë, me humbjen e vendeve të punës, ndërsa aktualisht po përballen me çmimet e ushqimeve dhe çmimet e naftës që po rriten, është tronditëse të shihet se sa njerëz dhe korporata të pasura u bënë banditë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.