“Të punohet për rritjen e kapitalit njerëzor!” – Salinas, në Balkanomics: Bizneset të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike
Ledina Elezi/SCAN
Dita e tretë e Konferencës Balkanomics kishte në fokus rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes investimeve inteligjente. Sipërmarrës, ekspertë dhe politikëbërës u mblodhën për të diskutuar tema të tilla si aksesi në financë, politikat ESG, inovacionet teknologjike dhe strategjitë e investimeve.
Ndër të ftuarit në panel ishte edhe Menaxheri i Bankës Botërore në vendin tonë, Emanuel Salinas, i cili u ndal në misionin e Bankës Botërore në Shqipëri dhe objektivin e kësaj të fundit për rritjen e kapitalit njerëzor, ndër problematikat me të cilat po përballet aktualisht vendi ynë.
“Shumë njerëz po largohen dhe pyetja është, a po kujdesemi për kapitalin tonë njerëzor. Përgjigjia është jo, nuk po kujdesemi për kapitalin njerëzor dhe këto janë çështje që i shohim. Personalisht, unë mendoj se emigrimit po i kushtohet më shumë vëmendje dhe më pak kapitalit njerëzor, por ka një ndryshim midis të dyjave. Po të shohim pastaj pjesën tjetër të kapitalit njerëzor dhe a po e përdorim siç duhet, në mënyrë adekuate. Jo, nuk po e përdorim, pasi ka shumë gra që e kanë të pamundur të jenë ekonomikisht aktive për arsye të ndryshme.”
Salinas u shpreh se në përgjigje të sfidës së ndryshimeve klimatike, shumë biznese duhet të investojnë në praktika të qëndrueshme dhe të përdorin burimet e rinovueshme të energjisë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.