Të rinjtë e 2022, probleme të njëjta si të rinjtë e 1990 – Emigracioni, fenomeni që nuk i ndahet Shqipërisë
E duam Shqipëria si e gjithë Europa! Ka qenë kjo motoja e 8 dhjetorit të vitit 1990, kur të rinjtë ndryshuan sistemin politik dhe ekonomik të vendit përmes protestave, duke kërkuar një të ardhme më të mirë. Por edhe pse kanë kaluar 31 vite nga ajo ditë, të rinjtë e sotëm përballen me të njëjtat probleme e zgjidhja që po japin është po e njëjta; emigracioni.
Fenomeni i emigracionit masiv nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit konsiderohet si një problematikë serioze edhe nga vetë Bashkimin Europian.
Në samitin e pak ditëve më parë të liderëve të BE-së të mbajtur në Tiranë, një nga pikat e rendësishme të bisedimeve ishte pikërisht fenomeni i emigracionit të të rinjve.
Në këto kushte, Bashkimi Europian është angazhuar për një program kompleks që synon të frenojë këtë fenomen.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.