Telefonat Android me mesazhet satelitore – Qualcomm rrit aftësitë e komunikimit me mbështetjen tek satelitët
Qualcomm bëri të ditur se po punonte me një grup kompanish të telefonave celularë Android për të rritur në pajisjet e tyre, aftësitë e mesazheve të bazuara në satelitë.
Kompania me bazë në San Diego, Kaliforni, e cila është furnizuesi më i madh në botë i çipave që lidhin telefonat celularë me rrjetet e të dhënave pa tel, tha se po punon me Honor, Lenovo, Nothing, OPPO, Vivo dhe Xiaomi për të zhvilluar pajisjet.
Komunikimet e bazuara në satelit mund të dërgojnë dhe marrin të dhëna në rajone të largëta ose rurale ku rrjetet e tjera të telekomunikacionit nuk janë të disponueshme. Qualcomm njoftoi se po rriste ‘aftësitë’ në çipat e tij në fillim të këtij viti.
Puna e Qualcomm me prodhuesit e pajisjeve Android ka të ngjarë të intensifikojë konkurrencën midis këtyre markave dhe Apple, e cila vitin e kaluar zbuloi aftësinë për të dërguar mesazhe satelitore emergjente si një nga tiparet kryesore të linjës më të re të iPhone. iPhone – t e rinj përmbajnë një çip nga Qualcomm, megjithëse Apple konfirmoi se ato gjithashtu përmbajnë pajisje dhe softuer të personalizuar që janë në pronësi të Apple.
Qualcomm nuk tha se kur do të viheshin në dispozicion veçoritë e reja të mesazheve satelitore nga markat e smartfonëve Android. Në fillim të këtij viti, Qualcomm bëri të ditur se disa telefona Android do të kenë këto veçori brenda gjysmës së dytë të këtij viti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.