Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit – Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë është hapur tenderi me autoritet kontraktues bashkinë Kamëz.
Synimi i këtij tenderi i cili ka afat deri ne 30 qershor është përmirësimi i mjedisit dhe krijimin e mundësisë për rekreacion, krahas investimit te bere per përmirësimin e gjendjes se Liqenit te Paskuqanit
Ndërtimet në këtë zonë do të përfshijnë pedonalen, rikonstruksionin e urës ekzistuese, shtresa asfalti me ngjyre, sistemimi i shesheve te lira rreth pedonales dhe zonat e rekreacionit, rrugët hyrëse e dalëse, rehabilitimi i hapësirave te gjelbërta te projektuara.
Punimet ndërtimore, mund te zgjasin per një periudhe prej 12 muaj. Pedonalja është parashikuar disa kilometra larg shtëpive të cilat do të shemben për shkak të projektit të Unazës së Madhe që kalon në Paskuqan.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.