“Thelbësore, ruajtja e stabilitetit të çmimeve” – Sejko, në Konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut
Diamila Leka/Scan
Guvernatori Sejko mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti Bretton Woods, me temë “Bankat qendrore dhe bankingu qendror në një botë shumë komplekse: Demonstrimi i përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë”, të organizuar në Shkup.
Guvernatori Sejko u shpreh se vitet e fundit, bankat qendrore kanë marrë përsipër përgjegjësi që shtrihen përtej fokusit të tyre tradicional në politikën monetare.
Ndryshimet klimatike, në veçanti, janë bërë një shqetësim i rëndësishëm, pasi paraqesin kërcënime të drejtpërdrejta për stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë ekonomike.
Sipas tij, rruga për të ecur përpara është të mbetemi të përqendruar në objektivin tonë parësor, atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.
Aktualisht, duhet t’i njohim, t’i kuptojmë dhe t’i pranojmë këto sfida, si dhe të reagojmë ndaj tyre nëpërmjet instrumenteve dhe politikës monetare, pa vënë në rrezik objektivin tonë parësor.”- u shpreh Guvernatori Sejko.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.