Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor – Numbeo publikon indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023
Numbeo e cila është databaza më e madhe e kostos së jetesës në botë ka publikuar raportin e vitit 2023 mbi koston e jetesës ku ndër to renditet edhe vendi jonë.
Raporti përfshin indeksin e kostos së jetesës, indeksin e qirasë, kostoja e jetesës plus indeksi i qirasë, indeksi i artikujve ushqimorë, indeksi i çmimeve të restorantit si dhe indeksi vendor i fuqisë blerëse.
Referuar të dhënave të publikuar Tirana renditet në vend të 194 nga 238 qytete dhe kryeqytete evropiane. Përsa i përket kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor renditja është si më poshtë ku shihet se Tirana është kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon.
186 Beograd, Serbi
194 Tiranë, Shqipëri
206 Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina
211 Podgorica, Mali i Zi
221 Shkup, Maqedoni e Veriut
234 Prishtinë, Kosovë
Në krye të listës për vitin 2023 është Bazel, i ndjekur nga Cyrihu, Lozana, Zug dhe Berna, të gjitha në Zvicër. Qytetet norvegjeze Oslo, Stavanger, Bergen, Trondheim dhe Tromsø në Norvegji plotësuan 10 vendet më të shtrenjta.
Në fund të listës është Ukraina me qytete si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Kyiv i cili renditet një vend më sipër se Prishtina.
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.