Tjetër sulm kibernetik nga Irani! – Sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, disa orë jashtë funksioni

Mbrëmjen e së premtes sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, i njohur ndryshe TIMS, ka qenë prej disa orësh jashtë funksionit. Mesditën e së shtunës është mësuar se ky system ka rënë prehë e një sulmi kibernetik. Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, thekson kryeministri Rama në postimin e tij në Twitter.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.