Tradita të pazakonta në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në të gjithë botën!
Ndërrimi viteve është një event që festohet në mbarë botën. Por mënyra e të festuarit është e ndryshme dhe në këto mënyra festimi nuk mungojnë as traditat e pazakonta, që mendohet se sjellin fat.
Njihuni me disa nga traditat më të çuditshme:
Djegia e dordolecëve (Ekuador)
Në Ekuador, në natën e ndryshimit të viteve, shumë qytetarë djegin dordolecë të mbushur me letra. Në listën e letrave që digjen janë foto të vjetra që përfaqësojnë kujtime të këqija. Referuar një tradite të lashtë, mendohet se duke bërë këtë veprim, kjo ndihmon në largimin e fatit të keq apo të gjërave të këqija që kanë ndodhur në 12 muajt që kaluan.
Thyerja e pjatave (Danimarkë)
Edhe pse është më e famshme thyerja e pjatave nga grekët gjatë rasteve të festimeve, edhe në Danimarkë kjo traditë është e famshme. Në fakt, natën e vitit të ri, danezët hedhin pjata që janë përdorur gjatë vitit, duke i përplasur ato në dyer e familjarëve apo miqve që t’u sjellin atyre fat. Sa më shumë pjata gjejnë para shtëpisë, aq më shumë fat do të kenë gjatë vitit të ri.. me sa duket!
108 unaza (Japoni)
Nëse e feston vitin e ri në Japoni, do dëgjosh tingujt e 108 zileve që bëjnë eko nëpër rrugë. Kjo traditë budiste besohet se ndihmon në largimin e mëkateve njerëzore dhe sjell fat të mirë për këdo që I dëgjon ato. Përveç kësaj, japonezët besojnë se është fat i mirë nëse viti i ri të gjen duke qeshur.
Veshja e mbathjeve me ngjyra (Amerika e Jugut)
Sipas traditës, ka një supersticion se veshja e të brendshmeve mund të përcaktoj atë se çfarë do të të sjellë viti i ri. Në Amerikën e Jugut, vende si Meksika, Bolivia dhe Brazili besojnë se ngjyra e asaj që vesh përcakton atë që viti i ri do të të sjellë. Ata që duan të gjejnë dashuri duhet të veshin rroba me ngjyrë në kuqe për vitin e ri. Nëse kërkon paqe, ngjyra e bardhë mjafton. Ashtu sikurse nëse kërkon mirëqenie, bëni mirë të zgjidhni ngjyrën jeshile.
Gjëra rrumbullake (Filipine)
Në Filipine, shpresa për mirëqenie në vitin e ardhshëm shprehet përmes rrethimit të vetes me gjera rrumbullake në natën e ndërrimit të viteve. Që nga monedhat e deri të kokrrat e rrushit, secila përfaqëson pasuri dhe sukses. Kishit dëgjuar më parë për këtë traditë?
Hedhja e pajisjeve nga dritarja (Itali)
Nëpër Itali, shumë persona hedhin pajisjet e vjetra, (kryesisht sende të lehta) nga dritarja, me simbolikën e një nisje të re në vitin që vjen. Që nga jastëkët te çarçafët, gjithçka që nuk po u jep më gëzim.
Hedhja e letrave nga dritarja (Argjentinë)
Pasi kanë grisur të gjitha dokumentet e letrat e vjetra, në Argjentinë është traditë që copëzat e tyre të hidhen nga dritarja por të paketuara si dhurata. Sipas zakonit, ata grisin gjithçka ndërsa po bëhet ndërrim i viteve, duke simbolizuar kështu se po e lënë të shkuarën pas.
Të flasësh me kafshët (Rumani)
Në Rumani, fermerët e kalojnë vitin e ri duke komunikuar me kafshët e tyre. Mesa duket, nëse ia dalin, do të kenë fat në rrugëtimin e tyre.
9-Qepë në derë (Greqi)
Një qepë vendoset para derës së shtëpive në vigjilje të vitit të ri në Greqi, si simbol i rilindjes në vitin e ri. Ditën e vitit të ri, prindërit i zgjojnë fëmijët duke i prekur në kokë me qepë.
10- 12 kokrra rrushi(Spanjë)
Në Spanjë, është traditë që të hash 12 kokrra rrushi, secila për çdo muaj të vitit të ri, në mesnatën e ndërrimit të viteve. Secila kokërr rrushi përfaqëson fatin e mirë për secilin muaj të vitit. Në qytete të mëdha si Madrid apo Barcelona, njerëzit mblidhen në sheshet e mëdha dhe hanë kokrrat e tyre të rrushit së bashku.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.