Tregjet europiane i rikthehen humbjeve – Investitorët po përllogarisin efektet e normave më të larta të interesit
Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet e inflacionit dhe të prodhimit në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, investitorët janë të fokusuar edhe te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.9%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Sektori i teknologjisë kryesor humbjet, në rënie me rreth 1.9%. Ndërkohë, në sesionin e kaluar, indeksi FTSE 100 i Londrës dhe CAC 40 i Parisit prekën nivelin më të lartë në histori. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët parashikojnë se Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit.
Ndër zhvillimet e tjera, ekonomistët parashikojnë se, ekonomia kineze do të rritet me 5.8% gjatë këtij viti, për shkak të lehtësimit të masave kundër Covid-19. Gjatë vitit 2022, ekonomia e dytë me e madhe në botë u rrit me vetëm 3%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.