Tregjet europiane zgjerojnë fitimet – Investitorët presin punësimin dhe PBB në Eurozonë
Tregjet europiane të aksioneve javë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke vijuar trendin pozitiv të javës së kaluar.
Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndërmarrë Rezerva Federale.
Javën e kaluar, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka është e vendosur të ulë inflacionin.
Edhe në rajonin e Azisë tendenca ka qënë në rritje, në sesionin e sotëm, por volumi i shkëmbimeve tregtare ka qënë i ulët për shkak se bursat në Kinë, Hong Kong dhe Korenë e Jugut ishin pushim me rastin e një feste kombëtare. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.3%.
Investitorët po presin edhe të dhënat mbi papunësinë në Eurozonë për tremujorin e dytë të këtij viti dhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.