Tregtia Rusi-BE, në rritje – Marrëdhëniet dypalëshe tejkaluan shifrën e 6 miliardë eurove
Kristi Ceta/SCAN
Tregtia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u rrit në korrik për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe një here shifrën e 6 miliardë eurove, sipas të dhënave të Eurostat.
Në mesin e verës, pas shtatë muajsh rënie, tregtia dypalëshe filloi të rritet me 23% në një muaj, duke shkuar në 6.03 miliardë euro, niveli më i lartë që nga janari i këtij viti, kur arriti në 6.09 miliardë.
Eksportet e Rusisë u rritën me 21% në 3 miliardë euro, ndërsa eksportet e BE-së u rritën me 24.5% në 3.03 miliardë euro. Ndër partnerët kryesorë tregtarë, rritja më e madhe e tregtisë së Moskës në korrik u pa me Finlandën, 3.1 herë, duke kapur shifrën e 226 milionë eurove, me Kroacinë 2.7 herë, në 58 milionë euro ndërsa me Rumaninë u rrit 2.6 herë, në 41 milionë euro.
Tregtia e Rusisë me Suedinë (138 milionë euro), Republikën Çeke (242 milionë euro), Irlandën (77 milionë euro) dhe Spanjën (360 milionë euro) gati u dyfishua.
Gjermania mbeti partneri kryesor tregtar i Moskës në korrik, me rritjen e tregtisë me një të katërtën në 836 milionë euro. Më pas vjen Italia me një rritje prej 38%, në 829 milionë euro, dhe Hungaria me 12%, në 518 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, katër vende ulën tregtinë e tyre me Rusinë në korrik, me rënien më të madhe të regjistruar nga Qipro, një shifër që u reduktua me 6-fish në 266,000 euro. Rënie janë shënuar edhe në tregtinë me Danimarkën, që u përgjysmuan në 25 milionë euro, Belgjikën që pësoi rënie me 13% dhe Sllovakinë me 7%.
Pavarësisht sanksioneve pas fillimit të luftës në Ukrainë, importi i disa mallrave, duke përfshirë karburantin bërthamor dhe fertilizuesit, vazhdoi, pasi ato u përjashtuan nga lista e kufizimeve.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.