Bota Postuar më 30 Janar 2023, 09:57

Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë

Nga SCAN TV
Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për

Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e Mesme, pas lajmeve se një dron sulmoi Iranin, dhe nga angazhimi i Pekinit zyrtar për të rritur konsumin në vend.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Sipas informacioneve, duket se Izraeli është pas sulmeve me dron në një fabrikë në Iran. Njëkohësisht, ministrat e OPEC+ do të zhvillojnë një takim virtual më 1 shkurt, ku me shumë mundësi nuk do të ndryshojnë politikat e prodhimit.

Në anën tjetër, qeveria kineze njoftoi se do të mbështesë rimëkëmbjen e konsumit të naftës në vend, për të rritur ekonominë dhe importet. Pas pushimeve të gjata të Vitit të Ri Hënor, tashmë bizneset në Kinë i janë rikthyer punës, që përkthehet në një kërkesë më të lartë për naftë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......