Tregu valutor hapet në ‘jeshile’ – Rikuperojnë monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga rënia e fortë e kësaj fillim jave teksa blihet këtë mëngjes me 112 lekë dhe shitet me 113 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sotme 116.4 lekë dhe është shitur me 117 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar edhe ajo një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim duke pasur edhe ai sot vlera pozitive krahasuar me dje duke u blerë sot me 134 lekë dhe duke u shitur me 135.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.