Turizmi dhe IT, degët më të kërkuara nga bizneset. Ibrahimaj: Do ridimensionojmë arsimin profesional
Qeveria do të nisë një reformë për ridimensionimin e arsimit prrofesional në mënyrë që oferta e të rinjve të kualifikuar të jetë në përputhje me kërkesën, e cila vitet e fundit është më e lartë në sektorin e hoteleri turizmit dhe IT. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Vlorë për këtë qëllim, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, theksoi se kërkesa e turizimit për staf të kualifikuatr sa vjen dhe rritet dhe për këtë arsye, do ti jepet prioritet zhvillimit të degëve të turizmit ekonomik dhe teknologjisë së informacionit, duke orientuar të rinjtë drejt këtyre zanateve.
“Kërkesa është shumë më e madhe se oferta. Do të thotë se ne do të duhet të ridimensionojmë të gjithë ofertën tonë në sektorët ku është më e nevojshme. Dhe sektorët ka më tepër nevojë është turizmit, ku Shqipëria ka një potencial shumë të lartë teknologjia e informacionit dhe dixhitalizimi. Dhe pikërisht për këtë në Vlorë kemi një shkollë profesionale për turizmin ekonomik dhe një shkollë shkollë profesionale me drejtim industrial ku përfshihet dhe IT. Ne do ta zgjerojmë edhe më tepër këtë degë. Ne jemi të bindur që duhet të investojmë në rritjen e kapaciteteve njerëzore në mënyrë që të rrisim kështu produktivitetin e bizneseve dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve” tha Ibrahimaj.
Sipas Ministres, numri i të punësuarve në sektorin e turizmit në qarkun e vlorës shënoi rritje me 2500 persona gjatë sezonit, por ,oferta e shkollës profesionale të Turizmit në Vlorë është vetëm 140 studentë. Aktualish në vendin tonë janë 35 shkolla profesionale dhe të rinjtë që dalin nga degët e hoteleri-tuizmit, punësohen 100 për qind.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.