Turizmi me rritje për të gjashtin muaj radhazi – Hotelet regjistrojnë 51 mijë netë qëndrime më shumë!
Shifrat e strukturave akomoduese vijojnë me rritje për të gjashtin muaj radhazi. Publikimi i Institutit të Statistikave tregon se numri i vizitorëve gjithsej gjatë prillit është 73,932 dhe shënon rritje me 35.1%, krahasuar me prillin e vitit 2021. Duke marrë parasysh se përgjatë muajit prill të vitit 2021 ishin akoma në fuqi masat kufizuese, rritja për prillin e këtij viti është e pritshme dhe paraqitet pozitive për turizmin në vendin tonë. Nëse do ta analizonim numrin e vizitorëve sipas tipologjisë së tyre, numri i vizitorëve vendas për prillin është 37,489 dhe ka pësuar rritje me 34.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 36,443 dhe rritja vjetore është 35.7%….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.