Udhëheqja e ardhshme e Tokës: Çfarë mendon Elon Musk për një qeveri të vetme botërore?!

CEO i Twitter, SpaceX dhe Tesla foli përmes video-lidhjes në ngjarjen vjetore, e cila i kushtohet formësimit të qeverisë së ardhshme të Tokës dhe përdorimit të teknologjisë për të zgjidhur problemet me të cilat përballet njerëzimi.
Elon Musk tha se krijimi i një qeverie të bashkuar botërore do të shkatërrojë qytetërimin njerëzor.
Musk shpjegoi se ngritja dhe rënia historike e qytetërimeve individuale “nuk nënkuptonte vdekjen e njerëzimit në tërësi”, sepse këto procese nuk janë të ndërlidhura.
“Ndërsa Roma ra, Islami u ngrit”, tha Musk, duke treguar përparimet në teknologji dhe shkencë në atë kohë.
Musk sugjeroi se bota ka nevojë për “një sasi të caktuar të diversitetit qytetërues në mënyrë që nëse diçka shkon keq me një pjesë të qytetërimit, gjithçka nuk shembet dhe njerëzimi vazhdon të ecë përpara”.
Shkurtimisht, tha Musk, nëse gjithçka në botë është shumë e ndërlidhur, atëherë rreziqet rriten dhe vetëm një ngjarje katastrofike mund të ketë pasoja globale.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.