Valutat kryesore forcohen ndjeshëm përballë monedhës vendase!
Ky muaj dhe kjo javë ka nisur përgjithësisht pozitivisht për valutat kryesore përballë monedhës vendase. Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës sërish në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 113.4 lekë dhe është shitur me 114.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Euro pas një rënie të ndjeshme të vlerës ka rikuperuar pikë këtë të martë teksa blihet sot me 119.8 lekë dhe shitet me 121 lekë në raport me javën e shkuar.
Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë pas humbjes së javës së kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 142 lekë dhe është shitur me 143.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane sakaq është forcuar edhe ajo pas rënie së regjistruar më parë teksa blihet këtë të martë me 116 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.