Valutat kryesore sërish në rënie – Forcohet ndjeshëm monedha vendase!
Dollari amerikan sërish edhe sot ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport me monedhën vendase teksa është blerë me 106.7 lekë dhe është shitur me 107.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Në raport me një ditë më parë edhe monedha europiane vijon të humbasë pikë teksa ka pasur sërish një zbritje të vlerës duke u blerë me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë.
Franga zvicerane shfaqet relativisht konstante në raport me dje por vijon edhe ajo të qëndrojë e zhvlerësuar në raport me lekun teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 114.9 lekë dhe është shitur me 115.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të ndjeshme ë kuotës pasi në raport me ditën e mërkurë blihet sot me 128.8 lekë dhe shitet me 130.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.