Vendimet e Qeverisë – Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i ri Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka njoftuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku.
Emërimi vjen disa ditë pas shkarkimit nga detyra të Gledis Nano. Rrumbullaku ka pasur postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë deri para disa ditësh.
Muhamet Rrumbullaku ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.