Ventilator VS kondicioner – Cila është mënyra më ekonomike për t’u freskuar?
Ventilator apo kondicioner? Cilin duhet të zgjedhim për të përballuar temperaturat e larta të verës që kanë nisur të ndihen? Sigurisht freskia që prodhon kondicioneri nuk mund të barazohet nga një zhvendosje e thjeshtë e ajrit që bën ventilatori. Por ky raport duhet të merret në konsideratë në proporcion mes funksionimit dhe konsumit të energjisë elektrike.
Meqenëse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një faktor që do të na shoqërojë përgjatë gjithë vitit, është mirë që të merren për bazë disa këshilla se si mund të kursehet. Në këtë kuadër vendoset dhe zgjedhja mes ventilatorit dhe kondicionerit, e cila nuk duhet nënvlerësuar.
Këshilla e parë është që gjatë verës grilat në shtëpi të qëndrojnë të ulura në momentet më të nxehta të ditës. Dhe meqenëse sigurisht kjo nuk mjafton, atëherë vjen në ndihmë ventilatori ose kondicioneri.
Ky i fundit konsumon shumë dhe ndot në mënyrë të drejtpërdrejtë proporcionale. Ventilatori nga ana tjetër jep një moment freskie, me një kosto shumë më të ulët dhe me një impakt ambiental shumë më të lehtë.
Mesatarja e konsumit të ventilatorëve në krahasim me kondicionerët dhe klimatizatorët është deri në 15 herë më e ulët. Një kondicioner kërkon 700 KWH energji elektrike, ndërsa një ventilator vetëm 50.
Nëse kondicioneri qëndron 10 orë rresht në funksion – shpenzimi i energjisë elektrike kushton 3 euro, ndërsa ventilatori shpenzon vetëm 35 cent.
Nëse jashtë temperatura është 35 gradë e më lartë, mënyra më e mirë për të kursyer është kondicioneri të gradohet në 28 gradë. Është shumë e gabuar që temperatura e kondicionerit të ulet më shumë se aq. Ata që e ulin temperaturën deri në 20 gradë duhet të dinë se është shumë e gabuar si për shëndetin ashtu dhe për faturën e energjisë elektrike.
Gjithashtu ventilatori është më i lirë për t’u blerë në krahasim me ventilatorin, për të mos përmendur që përveç çmimit, kondicionerë ka nevojë dhe për instalim dhe mirëmbajtje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.