Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin – Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve
Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore.
E ndërsa nisja nga puna e Gjykatës Administrative u mendua si katalizator për problemet e sipërmarrjeve, duket se nuk ka rezultuar kështu.
Në një intervistë për SCAN TV, Brikena Kasmi, avokate dhe eksperte e së drejtës administrative shprehet se ka një regres a i takon klimës së biznesit në këtë drejtim.
Avokatja Kasmi, njëkohësisht ish zv Ministre e Drejtësisë, shprehet se vonesat në zbardhjen e vendimeve janë “hemorragji” për biznesin, pasi ndikojnë në sigurinë jurdike.
Sipas avokates, administrata duhet të jetë bashkëpunëtore me biznesin dhe jo të krijojë vështirësi artificiale për të.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.