“Vrull” lejesh ndërtimi për banesa – Tirana rekord për sipërfaqe dhe vlerë, Durrësi kryeson për numër
Lejet e dhëna për ndërtim në të gjithë vendin, në tremujorin e dytë të vitit, janë rritur me 50.1 për qind, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2023. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë muajve Prill-Qershor 2023 janë dhënë në total 509 leje për ndërtesa të reja.
Sa i takon strukturës së lejeve të dhëna nga 61 bashkitë, peshën kryesore e mbajnë ndërtimet për banim me 73.6 për qind, ndërsa 15.3 për qind janë ndertës atë tjera jo rezidente dhe 11.1 për qind punime inxhinierike.
Nëse do të bëjmë një analizë sipas qarqeve, referuar numrit të lejeve të dhëna, rezulton se Durrësi mbanë vendin e parë me 156 leje, ndjekur nga Tirana, ndjekur nga Tirana me 138 leje, ndërsa Kukësi rezulton qarku me më pak leje të miratuara.
Ndërsa nëse do ti referohemi sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja, Tirana renditet në vendin e parë, me rreth 460 mijë metra katror, shifër kjo rekord të paktën që nga tremujori i dytë i 2022-shit. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike të dhëna në kryeqytet për tre muaj, llogaritet në 16 miliardë lekë, shumë më e lartë se çdo qark tjetër, kjo edhe për shkak se edhe vlera e pronës në Tiranë dhe çmimet e referencës janë më të larta.
Ndërkohë sipërfaqen më të ulët të ndërtesave e regjistron Gjirokastra dhe ndërsa vlerën më të ulët Shkodra.
Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt totale e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8 % .
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.