Zhvillimi i turizmit nxiti konsumin e cigareve në vend – 257 ton, të zhdoganuara gjatë gushtit. Shuperka: Po importohen produkte të reja
Hamit Yzeiraj/ SCAN TV
Shqiptarë të etur për të konsumuar cigare dhe turistë të huaj të shumtë në vend ka nxitur importin e cigareve në vend. (Grafik 1) Sipas Administratës Doganore Shqiptare përgjatë muajit gusht janë importuar rreth 257 ton cigare ose 20 ton cigare më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas një studimi nga Bashkimi Europian 25% e turistëve të huaj janë konsumatorë të cigareve. Përgjatë korrikut ishin 1.81 milionë shtetas të huaj të cilët vizituan shqipërinë, (Grafik 2) ose përkthyer ndryshe 452 mijë shtetas të huaj, të cilët kanë konsumuar cigareve në vend.
Sipas ekspertëve, në botë konsumi i duhanit me ngrohje ka qënë më pak i dëmshëm se sa ai me djegje. Gjatë viteve të fundit marrja e nikotinës në trup ka kaluar dhe në produkte të tjera përveç cigareve tradicionale siç mund të jenë vape, ose prodhimet suedeze snus.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.