62.000 përfitues në vit nga skema e ndihmës ekonomike – Pr/buxheti 2025: Synohet punësim i individëve në moshë pune
Ernilda Luzi/SCAN
Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social, ku konkretisht synohet në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma ekonomike, aftësia e kufizuar dhe shërbimet sociale.
Në projektbuxhetin për vitin 2025, thuhet se konkretisht synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike do të jetë mesatarisht 62 000 përfitues në vit, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2023 tregojnë se janë rreth 158 mijë individë të papunë në Republikën e Shqipërisë. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 75,7 %. Ndërkohë, për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,4 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Sipas projektbuxhetit 2025, synohet punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese.
Mbrojtja sociale kontribuon në reduktimin e pasojave afatgjata të varfërisë dhe përjashtimit social, thyerjen e varfërisë ndërbrezore dhe jetesën me dinjitet të çdo individi përgjatë jetës.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.