KESH, 41.6 mln euro për blerje energjie/ Ndryshon “praktika javore”, energjia sigurohet për periudhën 3- mujore
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026. Procedura përfaqëson jo vetëm importin e parë të këtij viti, por edhe një nga kontraktimet më të mëdha të viteve të fundit, si për nga volumi, ashtu edhe për kohëzgjatja.
Ndryshe nga praktika e zakonshme e KESH, ku energjia blihet kryesisht për periudha javore ose afatshkurtra, kësaj here korporata ka zgjedhur të sigurojë furnizimin për të gjithë 3-mujorin e tretë të vitit. Në total janë kontraktuar 331,200 mWh, me një çmim mesatar prej 125.47 euro/mWh, me një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro, pa TVSH.
Kjo blerje vjen pas një periudhe të favorshme hidrike gjatë muajve të parë të vitit. Të dhënat financiare tregojnë në periudhën janar - prill u shitën 456,945 mWh me një çmim mesatar prej 60.51 euro/mWh, duke gjeneruar të ardhura prej rreth 33.15 mln euro me TVSH.
Megjithatë, hyrja në sezonin veror ndryshon zakonisht balancën energjetike të vendit. Rënia e prurjeve në kaskadën e Drinit, e kombinuar me rritjen e konsumit gjatë muajve të nxehtë, shton nevojën për sigurimin e energjisë nga importi.
Edhe gjatë vitit 2025, korporata u detyrua të importonte energji përgjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, vitin e kaluar fatura për blerje energjie arriti në 272.2 mln euro me TVSH.
2.54 mld lekë për rrugën Kombinat – Ndroq – Plepa/ ARRSH hap tenderin edhe për lotin 2, në total 9.25 km në prokurim
Dy ditë pas tenderit për lotin 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderimit edhe për lotin 2 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, duke......
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën në 2025/ Indeksi shënoi rritje me 1%, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i prodhimeve bimore
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Shqipëri kanë vijuar trendin rritës edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave......
Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi/ Vala e fortë e të nxehtit në Evropë po gëlltit akullnajat
Bora në akullnajat zvicerane u zhduk disa javë më herët se zakonisht këtë verë nën presionin e një vale të nxehti evropian, duke i futur Alpet në një vit......
SHBA, vala e të nxehtit prish festimet e 4 Korrikut/ Në gjithë vendin vapa dëmtoi rrjetet e energjisë elektrike
Një valë e rrezikshme nxehtësie prishi festimet e 4 korrikut në pjesë të mëdha të SHBA-së qendrore dhe lindore, duke i detyruar zyrtarët të anulojnë ose......
Rusi, rritet kërkesa për makina elektrike kineze/ Mungesa e karburantit nxit rritjen, sfidë rrjeti i
Shitësit e makinave në Moskë po përpiqet të përballojë kërkesën për automjete të reja elektrike nga Kina. Qytetarët kërkojnë të shmangin krizën e karburantit......
Samiti Ankarasë, NATO marrëveshje miliardash/ Udhëheqësit kërkojnë zbutjen e tensioneve me Trump
Udhëheqësit e NATO-s mblidhen javën e ardhshme në Ankara, ku evropianët synojnë të lënë mënjanë mosmarrëveshjet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për......
Lagarde nuk e përjashton largimin e parakohshëm Presidentja e BQE mund të kandidojë për presidencën e Francës
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se ekziston mundësia që ajo të largohej para se të mbaronte mandati i saj në fund të vitit......
Projektbuxheti gjerman, mbi 203 miliardë euro huamarrje/ Shpenzimet e mbrojtjes rriten në 109.8 miliardë euro në 2027
Gjermania planifikon të rrisë huamarrjen për vitin 2027 në më shumë se 203 miliardë euro, sipas draftit të buxhetit, një rritje më e madhe se sa ishte......



