Projektbuxheti gjerman, mbi 203 miliardë euro huamarrje/ Shpenzimet e mbrojtjes rriten në 109.8 miliardë euro në 2027

Gjermania planifikon të rrisë huamarrjen për vitin 2027 në më shumë se 203 miliardë euro, sipas draftit të buxhetit, një rritje më e madhe se sa ishte sinjalizuar më pare. Berlini po rrit investimet për mbrojtjen duke synuar të mbrojë ekonominë e ngadalësuar nga goditjet energjetike të lidhura me luftën dhe vitet e mungesës së investimeve.
Huamarrja është rritur nga 196.5 miliardë euro të sinjalizuara në prill dhe shumë më tepër se 50.5 miliardë eurot e vitin 2024, përpara se Gjermania të hiqte dorë nga disa dekada të konservatorizmi fiskal.
Projektbuxheti supozon se konflikti në Lindjen e Mesme do të zbutet gjatë verës, por paralajmëron se nëse Ngushtica e Hormuzit ose kapacitetet e prodhimit të naftës mbeten të ndërprera për më gjatë, do të ketë "pasoja të gjera" për ekonominë gjermane.
Projektbuxheti i vitit 2027, pjesë e një kuadri financiar afatmesëm që shtrihet deri në vitin 2030 parashikon 117.5 miliardë euro investime, gati 40 miliardë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Kjo rritje vjen pas miratimit të një fondi prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe një ndryshimi rregullash që lejon që shpenzimet e mbrojtjes të përjashtohen nga kufijtë e borxhit.
Fondi special i Gjermanisë për infrastrukturën dhe klimën do të përqendrohet kryesisht në transport, dixhitalizim dhe infrastrukturë spitalore, duke nënvizuar se ku Berlini e sheh nevojën më urgjente për të modernizuar ekonominë.
Shpenzimet kryesore të mbrojtjes pritet të rriten në 109 miliardë euro në vitin 2027 nga 82 miliardë euro në vitin 2026 në buxhetin bazë. Duke shtuar 11.6 miliardë euro fonde për Ukrainën dhe 9.4 miliardë euro shpenzime të tjera të lidhura me sigurinë, të tilla si mbrojtja civile, inteligjenca dhe mbrojtja e IT-së.
Miratimi i kabinetit për draftin e parë pritet të hënën, kur buxheti do të paraqitet zyrtarisht. Pas pushimeve të verës, diskutimet për buxhetin do të fillojnë në parlament në shtator, me miratimin përfundimtar që pritet deri në fund të vitit.
Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus/ Priten negociata shumë të vështira për buxhetin europian trilionësh
Për herë të tetë që nga anëtarësimi në vitin 1973, Irlanda mori që nga 1 korriku Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Kryeministri......
A e sigurojnë shqiptarët shtëpinë? AMF: Rriten primet dhe pagesat e dëmeve, megjithatë sigurimi vullnetar mbetet ende i ulët
Në Shqipëri, sigurimi vazhdon të mbetet më shumë një detyrim sesa një zgjedhje e ndërgjegjshme, megjithëse hifrat tregojnë një rritje të lehtë të primeve të......
Shqipëria, ofertë turistike elitare? Civici: Duhet qëndrueshmëri, sektori i lidhur me rreth 40 profesione
Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë. Edhe pse në një fazë tranzicioni të shpejtë, duke kaluar nga turizmi......
Si ndryshoi prodhimi bujqësor? Rritje për të njomat dhe bostanoret, rënie për perimet e thata
Prodhimi i perimeve në Shqipëri vijon të ndryshojë nga viti në vit, duke reflektuar zhvillimet në sektorin bujqësor dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në......
Ndryshojnë kriteret e pranimit në universitete/ Për programet e mësuesisë, nota mesatare nga 7-7.5
Kriteri i notës mesatare për pranimin në universitet do të pësojë ndryshime, kryesisht për programet e studimit që lidhen me mësuesinë. Këshilli i......
Punësimi janar–maj, dominojnë gratë/ AKPA: Në 5 muaj janë punësuar mbi 8700 persona
8748 punëkërkues janë punësuar gjatë periudhës janar–maj 2026, përmes ndërmjetësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Sipas statistikave të......
Shqipëri-Kosovë, marrëveshje bashkëpunimi për punësimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti,......
Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri......



